Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Një gjë e madhe” bllokoi arritjen e marrëveshjes”, Trump: Putin e kërkon që pakti të realizohet
Duke folur për Fox News, Trump refuzon të tregojë pikat që penguan arritjen e marrëveshjes. “Mendoj se ai dëshiron ta shohë të realizuar,” thotë Trump për Putinin. Ai refuzon të detajojë “një gjë të madhe” për të cilën nuk ranë dakord. Trump gjithashtu e lavdëron Putinin për dakordësinë që, sikur ai të ishte president në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, “kjo luftë kurrë nuk do të kishte ndodhur”. “Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur. Shumë luftëra nuk duhej të kishin ndodhur. Gjëra budallaqe ndodhin dhe njerëzit e gabuar flasin,” tha ai. Ai vazhdon duke fajësuar ish-Presidentin Joe Biden për mosparandalimin e pushtimit rus. Top Channel