Një javë nga vendimi i Kushtetueses në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një javë nga vendimi i Kushtetueses në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë

Dje, janë bërë plot një javë prej kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryekuvendarin përmes votimit të hapur. Vendimi u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, e u mirëprit nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende vendimin e plotë. Ajo pritet të publikohet pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe administrative. Në momentin që e njëjta publikohet e plotë atëherë fillon të rrjedhë edhe afati i dytë 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas publikimit të vendimit, kryesuesi i seancës konstituive është i detyruar të thërras çdo 48 orë seancën konstituive të Kuvendit. Kushtetuesja vlerësoi se kryesuesi...