Partia e Lirisë: Sezoni turistik ka dështuar, propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

Partia e Lirisë: Sezoni turistik ka dështuar, propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

Anëtarja e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj thotë se sezoni turistik ka dështuar. Në një deklaratë për mediat dje nga selia e partisë, ajo përmend ndotjen e rëndë të detit nga ujërat e zeza, mungesën e sigurisë në plazhe, rritjen e çmimeve dhe shërbimet e dobëta, si dhe betonizimin si faktorë që kanë dëmtuar imazhin e qytetit bregdetar. Ibraj akuzon qeverinë për propapagandë dhe bën thirrje për reagim qytetar, duke e cilësuar këtë gjendje si pengesë për integrimin në BE dhe si rrezik për ekonominë e Durrësit. “Sezoni turistik 2025 ka dështuar me turp, duke u shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi....