Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola paralajmëron: Do të ketë edhe largime të tjera, nuk e di saktësisht sa
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencë për shtyp, duke i përgatitur tifozët për largime të reja: “Ne kemi ende disa lojtarë që do të largohen, por besoj se e njëjta gjë vlen për shumë klube. Është e vështirë, sepse unë i dua këta djem, atyre iu pëlqen të jenë këtu, ndaj situata nuk është e lehtë, por ata janë të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë lojtarë, ndeshjen e parë të kampionatit dy do të mbeten jashtë listës. Do të bëhen katër ose pesë jashtë listës, kur të kthehen të dëmtuarit. Nuk është situatë ideale. Ka shumë ndeshje, çdo sezon gjithnjë e më shumë, duhet të kesh një skuadër që mund të konkurrojë në çdo ndeshje. Nuk e di saktësisht sa do të largohen,...