Ilir Daja, simboli i suksesit të skuadrave shqiptare në Europë

Ilir Daja, simboli i suksesit të skuadrave shqiptare në Europë

Adriatik BALLA Dinamo ka një sukses të rëndësishëm deri tani në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës. Dinamovitët kanë kaluar tri raunde (raundin e parë pa garë), dhe tani janë në “play-off” të Ligës së Konferencës. Një tjetër sukses do t’i çonte dinamovitët në fazën e grupeve, gjë që do të ishte arritje e madhe e për trajnerin Ilir Daja një përsëritje e suksesit. Në fakt, Ilir Daja është pa dyshim njeriu kyç pas kualifikimit historik të Dinamos kundër gjigantëve kroatë të Hajdukut të Splitit. Pas fitores 3-1 në Arenën Kombëtare, në një prononcim për mikrofonin e DigitAlb, trajneri i skuadrës kryeqytetase u shpreh ndër të tjera se ky sukses ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar. “Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike...