Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu në male, ulen temperaturat! Si parashikohet moti për sot
Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë. Top Channel