VIDEO/ Liverpool e nis me këmbën e mbarë Premier League, triumfon ndaj Bournemouth

VIDEO/ Liverpool e nis me këmbën e mbarë Premier League, triumfon ndaj Bournemouth

Liverpool e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Premier League, teksa mundi 4-2 Bournemouth në shtëpi. Sulmuesi i afruar këtë merkato vere, Ekitike i dhuroi epërsinë The Reds, duke bërë që kampionët e Anglisë të shkojnë me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes. Gakpo dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa mysafirët u futën në lojë falë dopietës së Semenyo. Në minutat e fundit, Chiesa dhe Salah nderuan ekipin e Slot. Liverpool, në ndeshjen e radhës do përballet me Newcastle.