Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PREMIER: Chiesa shpëton Liverpool nga zhgënjimi, Salah vulos pokerin dhe pastaj shpërthen në lot (VIDEO)
Me vuajtje por Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2. The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë. Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez. Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me makine bashke me te vellain. Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike. Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në...