Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga qelia, drejt lirisë…/ I dënuari lë pas një pikturë me një masazh të veçantë (Foto)
Vetëm dy ditë para se të mbyllte dënimin, një shtetas francez në IEVP Shkodër dorëzoi “çelësat e burgut” dhe la pas një dhuratë që do të mbetet përgjithmonë, një pikturë e mbushur me simbole të forta për drejtësinë, shpresën dhe jetën. Ai zgjodhi të pikturonte ambientin ku takohen shtetasit në konflikt me ligjin me avokatin — një “hartë mendore” ku retë, peshoret, ndërtesat, minaret, zemrat dhe yjet flasin për rrugëtimin e tij mes kulturave, ndjesinë e afërsisë me botën jashtë dhe ëndrrën për një fillim të ri. “Ky moment nuk është thjesht mbyllja e një dënimi, por hapja e një faqeje të re me më shumë dashuri për jetën dhe lirinë. I urojmë S.B. të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë së tij me paqe në...