PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator. Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për pozicionet ku dëshiron të forcohet. Sipas “L’Equipe”, trajneri spanjoll kërkon një mbrojtës të djathtë për të mbuluar mungesën e Achraf Hakimi gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës dhe për t’i lejuar atij të pushojë gjatë sezonit, duke ditur numrin e madh të ndeshjeve. Kërkesa e dytë është një sulmues i krahut të majtë, i aftë për të shënuar gola dhe sigurisht të ndihmojë në efektivitetin e repartit ofensiv. Deri tani...