Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë. Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Si ndodhi ngjarja: Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç. I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital. Aleks Qiqi 41 vjeç, i...