Defekt teknik në Ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona

Defekt teknik në Ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona

Ujësjellësi i Sarandës ka bërë me dije sot se një defekt teknik ka prekur saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon qytetin. Për shkak të këtij problemi, disa zona të Sarandës do të përjetojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet teknike ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë me intensitet për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt të jetë e mundur. Në njoftimin zyrtar, Ujësjellësi kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar dhe u bën thirrje banorëve për mirëkuptim. Banorët këshillohen të mbajnë masat e nevojshme për kursimin e ujit deri në rikthimin e furnizimit të rregullt. Ekipet pritet të punojnë gjatë gjithë ditës për të siguruar rikthimin e shpejtë të shërbimit.