Detaje/ Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

Detaje/ Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

Zbardhet shkaku i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë. Mësohet se autori Aleks Qiqi  dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin. Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.