Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje”! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë, më pas…

Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje”! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë, më pas…

Tashmë është zbardhur dinamika e plagosjes në Korçë, teksa gjithçka ndodhi pas një sherri të momentit. Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin. Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës. Si ndodhi ngjarja:  Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person,...