Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht

Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht

Kompania shtetërore “Albpetrol” ka pranuar në mënyrë indirekte përgjegjësinë për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke marrë masa për të shmangur përsëritjen e saj. Pas një tenderi në korrik me vlerë rreth 100 mijë euro për riparimin e një impianti të trajtimit të naftës në Gorisht, kompania ka hapur një tjetër procedurë prokurimi prej 340 mijë eurosh për ndërhyrje të thelluara në të njëjtin impiant. Sipas dokumenteve të siguruara, impianti që kryen ndarjen e naftës bruto nga uji ka qenë jashtë funksionit për muaj të tërë, duke çuar në mbushjen e kanaleve dhe përrenjve me naftë bruto, e cila më pas ka përfunduar në lumin Vjosë. Ndërhyrja e planifikuar përfshin rikonstruksionin e dy depozitave dhe izolimin e tyre, si dhe ndërtim-montimin e rezervuarëve me termoizolim: 1000 m³ në dekantimin Gorisht dhe 200...