Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 27 vjeçarit Ari Kodra, pasditen e sotme. Ai është nxjerrë nga banesa dhe, i shoqëruar nga forcat e rendit, po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim. Ndërkohë, i plagosuri 27-vjeçar, që u dërgua më herët në spital, ndodhet në gjendje stabël dhe po trajtohet në sallën e reanimacionit. Policia ka sekuestruar mjetin prerës më të cilën ndodhi plagosja, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe motivet e ngjarjes.