Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë
Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë teksa po kërkonin që të merrnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës që prej fundit të majit. “Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze. Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1.373 të vrarë. Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në...