Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Sherri me thika në Korçë, gjendet në shtëpinë e tij me plagë në trup autori, policia zbulon mjetin prerës
Një 27-vjeçar është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri, Ari Kodra, ka pësuar plagë të thella dhe ndodhet aktualisht në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, në gjendje stabile. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ndërsa rrethanat e sakta të konfliktit janë ende të paqarta. Policia ka gjetur mjetin prerës me të cilin autori ka kryer plagosjen. Gjithashtu është gjendur edhe autori i ngjarjes, Aleks Qiqi, i plagosur gjithashtu, i cili është nxjerrë nga banesa i shoqëruar nga policia dhe po dërgohet drejt Spitalit të Korçës për mjekim. Ai është i dënuar më parë për falsifikime dhe vepra të tjera penale, ka dalë pak kohë më parë nga burgu...