Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Dëmet nga zjarret, Kryeministri Rama: Do kompensohen, hapat që do ndiqen
Ashtu si paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte në rrjetin social Facebook detaje lidhur me procedurat që do të ndiqen për kompensimin e dëmeve që erdhën si pasojë e zjarreve që përfshinë vendin.“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës, dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcakton koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e...