Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dëmet nga zjarri, Rama: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas
Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e...