Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Liria e shprehjes themelore në një demokraci”, ambasada e SHBA publikon mesazhin e zëdhëneses së DASH
Në një mesazh zyrtar të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, theksohet rëndësia thelbësore e lirisë së shprehjes në një demokraci funksionale. Ambasada nënvizon se shoqëritë forcohen përmes mendimit të lirë, ndërsa censura dhe kontrolli qeveritar mbi fjalën e lirë përbëjnë kërcënime serioze ndaj të drejtave themelore të njeriut. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar duke ngritur shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes në shumë vende të botës, siç dokumentohet edhe në Raportin e të Drejtave të Njeriut për vitin 2024. “Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë.” -thuhet në mesazh. Ambasada shton se qeveritë,...