Nisin sot kampionatet elitare në Europë, Superkupa e Gjermanisë me emër të ri…

Nisin sot kampionatet elitare në Europë, Superkupa e Gjermanisë me emër të ri…

Superkupa e Gjermanisë nga ky edicion do të quhet Superkupa “Franc Bekenbauer”. Këtë mbrëmje me fillim orën 20:30 në ‘MHP Arena’ Shtutgart finalja Shtutgart- Bajern Mynih. Takimi 90′ dhe në rast barazimi penalltitë. Bajreni e ka fituar 20 herë këtë trofe të Superkupës ndërsa Shtutgart 4 herë. Bundesliga nis me 22 gusht me duelin Bajern Myhih-Lajpcig. Ndërkohë nis sot Premier League me takimin e kampiones në fuqi Liverpul ndaj Buornemëth (21:00). Në ‘Anfield’ organizatorët kanë përgatitur gjithçka për t’i dhënë startin edicionit futbollistik 2025/26. Do ketë nderime dhe një minutë heshtje për Diogo Zhota të ndarë nga jeta gjatë verës. Me mjaft interes starti i La Liga në Spanjë. Zhirona- Rajo Vajekano në orën 19:00 i hap dritën jeshile kampionatit elitar spanjoll ndërsa po sot...