Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkaktuan zjarr me qëllim, Gjykata e Beratit liron 4 të dyshuar
Zjarret në pjesë të ndryshme të territorit të vendit dogjën sipërfaqe të mëdha toke, duke përfshirë dhjetra shtëpi dhe qindra krerë bagëti. Por edhe pse policia ka arritur të arrestojë disa persona për zjarrvenie të qëllimshme, sërish Gjykata vendos masa të buta sigurie për ta. Këtë të premte në Berat u zhvillua masa e sigurisë për 4 persona të dyshuar për zjarrvënie. Për të gjithë Gjykata vendosi detyrim paraqitje. Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Gjyqtari Ervis Koxhaj vlerësoi një masë të butë për të akuzuarit, ndërkohë që dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia në Gramsh dhe Delvinë krijuan një situatë të rëndë për mijëra banorë, të cilët humbën gjithcka kishin ndërtuar ndër vite. Edhe një ditë më parë në Gjirokastër ndodhi e njëjta situatë, ku një...