Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Stuhia godet Vlorën, ‘fluturojnë’ çadra e shezllonë
Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve. Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar. Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.