‘Censura qeveritare, e patolerueshme’/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar…

‘Censura qeveritare, e patolerueshme’/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar…

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar ashpër në lidhje me kërcënimet dhe censurën qeveritare ndaj fjalës së lirë, që sipas saj është një përbërës themelor të një demokracie funksionale. ‘Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024’, shkruan Ambasada Amerikane në postimin e saj në Facebook, duke iu referuar deklaratës së Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC. Gjithashtu në reagim theksohet se ‘qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike...