Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë: Bregdeti, perlë sekrete në Mesdhe!
“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë turizmit në Shqipëri. Media spanjolle shkruan se me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, plazhe ende të shkreta, kuzhinë mesdhetare me një shpirt ballkanik dhe një pasuri historike të habitshme, Shqipëria ofron mundësinë për një eksplorim të veçantë. “Bregdeti shqiptar mund të mos jetë më sekret për udhëtarët me më shumë përvojë, por ai ende i habit shumicën dërrmuese të vizitorëve.” Artikulli nis nga Kepi i Rodonit, ku Deti Adriatik shfaq gjithë bukurinë dhe shkëlqimin e tij. Për plazh rekomandohet gjiri i Lalzit. Për ata që pëlqejnë jetën urbane sugjerohet Durrësi, i cili përveç plazhit të gjatë...