Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Historia, 11 takime mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë. Shumica për dhënien fund të luftërave botërore
Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur 11 takime mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Bashkimit Sovjetik, e më pas të Rusisë. Takimi i parë u zhvillua gjatë Konferencës së Potsdamit më 1945 mes Harry Truman dhe Josif Stalinit, ku u vendos rendi pasluftës. Në vitet ’60, takimet Kennedy–Khrushchev, përfshirë Samitin e Vjenës në 1961, nuk shmangën Krizën Kubane, por hapën kanale direkte komunikimi. Vitet ’70 shënuan përmirësim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, me dy takime kyçe: Nikson–Brezhnjev dhe Karter–Brezhnjev, ku u nënshkruan marrëveshjet “Salt 1” dhe “Salt 2” për kufizimin e armëve bërthamore. Në vitet ’80, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov zhvilluan katër samite, duke përfunduar me marrëveshjen historike të 1987-ës për eliminimin e raketave me rreze...