Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me të cilat pritet të përballet vendi ynë deri në vitin 2050. Siç duket nga ky dokument, vendi ynë rrezikohet nga vapë ekstreme vjetore me ditë të nxehta, duke sjellë pasoja në prodhimet bujqësore. Për sa u përket zjarreve, Banka Botërore ka përcaktuar se jugu i Shqipërisë është më i rrezikuari. Nga viti në vit, Shqipëria po përjeton rritje të temperaturave me të paktën 3 gradë. Popullsia shqiptare sipas raportit rrezikohet edhe nga përmbytjet, sidomos në zonat bregdetare. Ndryshimet klimatike pritet të kenë efekte edhe në rrjetin e transportit. Raporti i Bankës Botërore analizon 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas së cilit...