Veteranët në Rahovec: Të arrestuarit në Horgosh s’kanë qenë pjesë e UÇK-së

Veteranët në Rahovec: Të arrestuarit në Horgosh s’kanë qenë pjesë e UÇK-së

Dy personat e arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, në Horgosh, nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së veteranëve në Rahovec, Qemajl Krasniqi, i cili tha se të dy të ndaluarit kanë qëndruar në Gjermani gjatë viteve të luftës dhe nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin në Kosovë.“Konfirmojmë në degën e veteranëve të Rahovecit se personat e arrestuar nuk janë në listën e veteranëve. Sipas konfirmimeve që kemi nga familjarët, ata nuk kanë qenë në Kosovë gjatë luftës dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën. E shohim këtë si pjesë të taktikave të Serbisë për të krijuar drama e tensione te populli shqiptar, duke goditur qytetarë të pafajshëm,” deklaroi Krasniqi.Sipas...