U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie, Gjykata cakton masën detyrim paraqitje për katër autorët (Emrat)

U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie, Gjykata cakton masën detyrim paraqitje për katër autorët (Emrat)

Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për katër personat që u arrestuan më 13 gusht si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal. Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, katë personat dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit. Pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave, Prokuroria e Beratit, ka kërkuar për ta caktimin e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, kërkesë kjo e pranuar dhe vendosur për të katër të akuzuarit nga gjyqtari Ervis Koxhaj.