Shkrumbohet totalisht banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Shkrumbohet totalisht banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri në fshatin Godovush të njësisë administrative Stravaj në bashkinë e Përrenjasit. Bëhet me dije se banesa e Avni Skopecit është shkrumbuar totalisht nga zjarri. Fatmirësisht pronari i banesës, bashkëshortja dhe djali i mitur kanë shpëtuar. Nuk ka ende informacion se cili ëhstë shkaku i zjarrit, ndëkrohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.