Vendi nën flakë prej ditësh, Rama shuan zjarret me statuse në FB

Vendi nën flakë prej ditësh, Rama shuan zjarret me statuse në FB

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zjarret massive që kanë pushtuar Greqinë. Përmes kësaj videoje ai u drejtohet qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, të cilët shprehen se përse vendi ynë duhet të ketë avionë dhe nuk duhet të kërkojë ndihmë nga fqinjët. “Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë”, shkruan Rama. Postimi i plotë i Ramës: RUHUNI NGA PIROMANET...