Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sportifikohu duke nisur nga 11.900 lekë dhe shih kupën e Italisë, maratonë ndeshjesh që rikthen pasionin italian në Tring Sport
Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve. Kupa e Italisë, starton sonte një sezon emocionues dhe, në 8 kanalet Tring Sport, nga e premtja deri të hënën, do të transmetohen plot 16 ndeshje, që do të zbresin në fusha disa prej superskuadrave të Serie A. Një maratonë sportive që nis garën për trofeun që mbart me vete histori e rivalitet të përjetshëm. Pas një sezoni që na dhuroi befasi deri në çastin e fundit të finales, po nis rrugëtimi i sezonit 2025-2026, që pritet të jetë edhe më surprizues. Jo më kot, Coppa Italia cilësohet si turneu i befasive. Çdo ndeshje do të jetë një hap drejt një ëndrre, në një nga kompeticionet më të dashura për tifozët që mbështesin...