“Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

“Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, ka ndezur një debat të madh për lidershipin në Emirates, duke këmbëngulur se Mikel Arteta duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit Martin Odegaard nëse klubi do të fitojë Premier League. Ish-kapiteni i Topçinjve, i cili ngriti fitoi katër kampionate gjatë karrierës së tij të lavdishme, beson se shiriti i kapitenit duhet t’i jepet Declan Rice, një lojtar që ai e sheh si mishërim të një kampioni. Arsenali është afruar shumë pranë titullit në sezonet e fundit, duke përfunduar dy herë në vendin e dytë pas Manchester City dhe sezonin e kaluar duke u mposhtur nga Liverpool. Pavarësisht shkëlqimit teknik të Odegaard që kur u emërua kapiten në vitin 2022 pas largimeve të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, Adams argumenton se...