Lezhë/ Ndezën zjarr në fshatin ku banonin, arrestohen autorët. Digjet një sasi e konsiderueshme me bimësi

Lezhë/ Ndezën zjarr në fshatin ku banonin, arrestohen autorët. Digjet një sasi e konsiderueshme me bimësi

Policia e Lezhës ka finalizuar hetimet dhe ka referuar në Prokurori materialet për dy shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatrat Kakarriq dhe Velë. Si pasojë e zjarreve të shkaktuara, është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme bimësie, duke rrezikuar banorët dhe mjedisin. Policia vijon punën për parandalimin e veprimeve të tilla të rrezikshme, ndërsa bëhet apel për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo situatë të dyshimtë. Njoftimi i Policisë Lezhë: Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur...