Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita e shtunë ka një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës, por është dita e diel që do të sjellë një rënie më të ndjeshme, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 36 gradë Celsius dhe mbetet veriperëndimi në rang territori shqiptar me temperatura më të larta, ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore, duke përfshirë këtu Tiranën, Beratin, Elbasanin, Gjirokastrën, të jenë rreth vlerës 33–34 gradë Celsius në orët e mesditës. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit në vlerën 31–32 gradë Celsius, dhe rënia e temperaturave të ajrit do të ndihet edhe në zonat malore,...