Transportuan 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Mal të Zi, bien në pranga 3 persona

Transportuan 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Mal të Zi, bien në pranga 3 persona

Policia bëri me dije se janë kapur në total 20 emigrantë nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit në Mal të Zi. Në operacionin "Attempt 3", është arrestuar shtetasi A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër. Ai u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. Ndërsa në kuadër të operacionit "The bridge 1", u arrestuan shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Njëri prej tyre po transportonte 10 emigrantë, ndërsa tjetri kontrollonte rrugën me një automjet tjetër, për të sinjalizuar në rast prezence të policisë. Në kuadër të veprimeve, u sekuestruan 3 automjete të përdorura për transportin...