Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë dhe vëzhguesë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo mbikëqyrin ato gjatë votimit. Bardhi shprehet se pamjet provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit. Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit: Episodi 4 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ZGJEDHORE Mungesa e bilancit qeverisës dhe mashtrimi 12 vjeçar, bënë që në qarkun e Fierit patronazhimi të strukturohej fiks si një organizatë terroriste. Qytetarët nuk duhej të terrorizoheshin nga banda e Belinda Ballukut vetëm gjatë fushatës...