Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera

Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon të investojë në linjë të re tensioni 35 kV, si dhe në një nënstacion të ri në veri të vendit. Procedurat e prokurimit, me vlerë totale 7.7 milionë euro, u çelën këtë të premte.Konkretisht, kontrata e parë parashikon: “Ndërtim i linjës së re 35 kV N.St. Vukpalaj – Tamarë dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamarë”, kurse e dyta: “Ndërtim i linjës 35 kV N.St. Koplik 220 kV – N.St. Vukpalaj me dy qarqe”.Kontrata e parë, sipas relacionit teknik, ka si qëllim ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV në dalje të Nënstacionit Vukpalaj/Hani i Hotit deri në zonën e Tamarës, në Malësinë e Madhe, si dhe ndërtimin e një Nënstacioni të ri elektrik 35/10 kV...