Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern nuk i ndahet Premier League, nis bisedimet me Chelsea për sulmuesin francez
15 Gusht 2025 12:48 Telesport Bayern Munich ka hapur bisedimet me skuadrën e Chelsea për transferimin e sulmuesit, Christopher Nkunku. Lajmi është konfirmuar sot nga “talkSPORT”. Kampionët e Bundesligës u interesuan për lojtarin ndërkombëtar francez edhe në janar, por çmimi i kërkuar nga Chelsea, prej 60 milionë eurosh, asokohe u konsiderua shumë i lartë dhe bisedimet u mbyllën shpejt. Ndërkohë që, këtë herë, ideja e bavarezëve është një huazim me opsion blerjeje, që do të kishte një kosto më të përballueshme nga kampionët e Gjermanisë. Gjithsesi, ideja për një marrëveshje e përhershme nuk është përjashtuar ende, pasi te Chelesa janë të përgatitur për një largim të mundshëm të sulmuesit, që erdhi në vitin 2023 për 52 milionë euro.