Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre, 6 helikopterë në veri
Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po kryhen në vatrat në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë, në të cilat po operojnë 6 helikopterë prej orëve të para të mëngjesit. “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, ka shkruar kryeministri. Një ditë më parë, kreu i qeverisë bëri me dije se sipas një bilanci paraprak janë dëmtuar 207 shtëpi, nga të cilat 40 janë djegur plotësisht. Ai tha se do të ketë dëmshpërblime për të gjithë të prekurit, duke thënë se do të kenë shtëpi...