Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Topçiu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e të ndjerit dhe ka përcjellë një mesazh kundër dhunës. “E rëndë për të gjithë ne ngjarja tragjike në Pirg ku i riu 14-vjeçar nga Zvirina ka humbur jetën nga dhuna mes bashkëmoshatarëve. Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe! Apeli shkon për të gjithë në këtë ditë të vështirë: Stop dhunës, bashkëjetesa duhet të jetë bazë e themelit të familjes dhe shoqërisë sonë!”,shkruan kryebashkiaku Topçiu, i cili gjithashtu u ka shkuar për vizitë familjes së viktimës.