Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë sot, më 15 gusht, një letër nga homologu amerikan Donald Trump. Në mesazhin e tij Trump thekson angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan. “Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, shkruan presidenti amerikan në letrën drejtuar Begajt. Kjo letër e Trump-it, vjen vetëm pak kohë pas mesazhit që Begaj ndau për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. Letra e Trump-it për Begajn vjen në ditën që...