Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vetëm tre vatra aktive zjarri në vend, gjashtë të tjera janë nën monitorim nga forcat zjarrfikëse
Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret në disa zona të territorit, edhe pse situata ka njohur përmirësim orët e fundit për shkak të reshjeve të shiut.Ministria e Mbrojtjes raporton se janë evidentuar 28 vatra, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Aktualisht po punohet me intensitet në fshatin Tërnovë të Bashkisë Bulqizë, ku zjarri vazhdon të përhapet në një kurorë me pyje të dendura, nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër të Bulqizës. Në Xeth të Fushë-Arrëzit po ashtu vijon puna për izolimin e zjarrit, me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Në Velë të Bashkisë së Mirditës është djegur një masiv me pisha, në një sipërfaqe rreth 6.5...