Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë gjatë rrugës për në Alaskë
Presidenti rus Vladimir Putin u ndal në rajonin lindor të Rusisë, Magadan, ndërsa ishte në rrugën e tij për në Alaskë për samitin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Putin është në qytetin e Magadanit për një “udhëtim të plotë rajonal”, i cili përfshin një vizitë në një uzinë industriale dhe një takim me guvernatorin e rajonit, njoftoi më herët sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Qyteti është i rëndësishëm. Putini ka qenë atje shumë herë, madje edhe kur ishte kryeministër”, tha Peskov, sipas medias shtetërore TASS. Duhen rreth tetë orë për të fluturuar nga Moska në Magadan, dhe pastaj katër orë të tjera nga Magadani në Anchorage, Alaskë, ku po mbahet samiti. Për shkak të zonave kohore që Putini po përshkon, presidenti...