Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pamjet nga farsa zgjedhore në QV e Fierit/ Bardhi: Patronazhistët si terroristë, banda elektorale e Ballukut mbi kokat e votuesve!
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazmend Bardhi ka publikuar videon, në të cilën sipas tij shihet qartë që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, votimi ka qenë i kontrolluat nga patronazhistët e PS, të cilët kanë funksionuar si një organizatë terroriste. Pamjet që Bardhi i ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, shfaqin qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, të cilat sipas zyrtarit demokrat, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit. Zgjedhjet, sipas Bardhit, nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut. ‘11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri...