Milani zyrtarizon mbrojtësin e ri, kontratë 5-vjeçare. Athekame zgjedh fanellën me numrin 24

Milani zyrtarizon mbrojtësin e ri, kontratë 5-vjeçare. Athekame zgjedh fanellën me numrin 24

15 Gusht 2025 12:04 Alfred Lleshi Një lojtar i ri në krahun e djathtë për Milanin e Max Allegrit. Pas vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar transferimin e Zachary Athekame, mbrojtësit të kërkuar me ngulm nga “Djalli” gjatë javëve të fundit. Lojtari i lindur më 2004, që vjen si transferim i përhershëm nga Young Boys, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do të veshë fanellën numër 24. Ja komunikata zyrtare e klubit kuqezinj me këtë rast: “AC Milan njofton se ka siguruar shërbimet sportive të futbollistit Zachary Christopher Athekame nga BSC Young Boys, transferim i përhershëm. Mbrojtësi zviceran ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030. I lindur në Vanløse (Danimarkë) më 13 dhjetor 2004, Zachary u rrit në sektorët...