Curry: Nëse luaj ende basketboll është sepse besoj te fitorja e një tjetër titulli kampion

Curry: Nëse luaj ende basketboll është sepse besoj te fitorja e një tjetër titulli kampion

15 Gusht 2025 12:14 Telesport Në prag të sezonit të tij të 16-të në NBA me fanellën e Golden State Warriors, 4 herë kampioni Stephen Curry ka folur për motivimin e tij për të vazhduar të luajë basketboll. Ai konfirmon se ka një objektiv të vetëm: Të fitojë një tjetër titull. Ai e di se skuadra e Golden State nuk e nis sezonin si favorite, por mendon se mund të shtrojnë një rrugë të suksesshme drejt trofeut. “Nuk mendoj se konsiderohemi favoritë, por kemi një ekip të aftë të luajë në ato nivele”, tha Curry. “Pas gjithë atyre që kemi përjetuar në 13 vitet e fundit dhe në ato 4 sezone ku fituam trofe, t’i shtonim edhe një tjetër trofe do të ishte e jashtëzakonshme....