Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria fsheh realitetin”/ PL akuza të drejtëpërdrejta qeverisë: Kryeministri mburret me shifrat e turizmit, foto…
Anëtarja e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj thotë se sezoni turistik ka dështuar. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, ajo përmend ndotjen e rëndë të detit nga ujërat e zeza, mungesën e sigurisë në plazhe, rritjen e çmimeve dhe shërbimet e dobëta, si dhe betonizimin si faktorë që kanë dëmtuar imazhin e qytetit bregdetar. Ibraj akuzon qeverinë për propapagandë dhe bën thirrje për reagim qytetar, duke e cilësuar këtë gjendje si pengesë për integrimin në BE dhe si rrezik për ekonominë e Durrësit. “Të gjitha këto kanë sjellë një pakësim të ndjeshëm të numrit të turistëve. Qeveria mundohet ta fshehë këtë realitet, sepse deri dje Kryeministri mburrej me shifrat e turizmit, ndërsa sot përpiqet të mbulojë dështimin...