‘Sezoni turistik në Durrës, një dështim e turp’/ PL, Ibraj: Ujërat e zeza në det, shembull i qartë i paaftësisë, korrupsionit e propagandës

‘Sezoni turistik në Durrës, një dështim e turp’/ PL, Ibraj: Ujërat e zeza në det, shembull i qartë i paaftësisë, korrupsionit e propagandës

Partia e Lirisë e ka cilësuar një turp, dështimin e sezonit turistik në Durrës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, anëtarja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës, Anisa Ibraj, tha se pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det, janë shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda, mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi. Sipas Ibrajt, një skandal i tillë i përditshëm, sado që pushteti përpiqet ta fshehë, është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve. PL thekson se BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit....